Promovohet sot Katalogu i Institutit të Historisë `Ali Hadri`
Sot do të promovohen katalogu me botime të reja të Institutit të Historisë në orën 11:00. Drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Teuta Shala Peli, ka bërë të ditur se katalogu përmban gjithsej 16 botime të ndryshme.
Teuta Shala Peli në programin e mëngjesit në RTK, ka thënë se shumica e këtyre botimeve janë prodhime të institutit, ndërsa ka edhe punime të bashkëpunëtorëve të tij.
“Sot do të promovohen 9 monografi, ka përmbledhje me punime shkencore, përmbledhje me studime nga konferencat shkencore, përmbledhje dokumentesh, revista ‘Kosova’ dhe ky katalog për të cilin po flasim këtu” është shprehur ajo.
Ky katalog përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të njohur më shumë punën dhe kontributin e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në fushën e historisë dhe shkencave sociale.
