Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës
Më 26 e 27 prill në palestrën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj do të mbahet turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.
Turneun final të Kupës e organizojnë KH Kastrioti dhe KHF Ferizaj.
Të enjten në lokalet e FHK-së është tërhequr shorti i gjysmëfinales.
Te hendbollistet dy ndeshjet vlerësohen shumë interesante. Gjysmëfinalja e parë vë përballë Samadrexhën e Ferizajn, ndërsa në të dytën takohen Istogu e Vushtrria.
Të gjitha skuadrat kanë pretendimet për ta fituar trofeun e çmuar të Kupës.
Fitues në fuqi është Ferizaj. /Kosova.info/
