Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut për takim për formimin e Qeverisë së re
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të KosovësK-së, Lumir Abdixhikut për t’u takuar më 9 prill, me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re.
Në letrën, Kurti i është drejtuar Abdixhikut se pret përgjigjen e tij për këtë takim.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut. /Kosova.info/

