Ambasada Amerikane në Tiranë uron Shqipërinë për 16 vite anëtare në NATO
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 16-vjetorin e saj si pjesë e NATO-s.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se “së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”.
“Urime Shqipërisë në 16 vjetorin e anëtarësimit në NATO më 1 Prill 2009. Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.
Ndryshe me 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s. /Kosova.info/
