Syla ironizon Doarsa Kica-Xhelilin: Po çon poterë nga xhelozia dhe arroganca e LDK-së
Gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili duke përdorur një qasje ironike përmes një shprehjeje në latinisht, të cilën e ka quajtur “përkthim potterian”.
“Cara Doarsa ex Veleshta. Tu es zelotypa arrogantiae LDK, quae ex clade non resipiscit,” ka shkruar Syla, duke e përkthyer më pas si: “E dashur Doarsa nga Veleshta. Ti je një xheloze e arrogancës së LDK-së që nuk këndellet nga humbja.”
Ai ka vijuar me një mesazh ironik, duke i thënë Kica-Xhelilit “mos vuaj”, ndërsa ka shtuar hashtagët #albanologji dhe #LDK.
Ky reagim vjen pas deklaratave të Kica-Xhelilit, e cila ka identifikuar tre grupe që sipas saj po sulmojnë LDK-në duke përmendur eksponentë nga sektori i energjisë, PDK-në dhe individë brenda partisë që kundërshtojnë reformat. Përplasja publike mes dy figurave tregon tensionet e vazhdueshme në debatin politik rreth LDK-së dhe pozicionimit të saj në skenën politike të Kosovës. /Kosova.info/
