Festa e Fitër Bajramit nëpërmjet fotografive

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe anembanë botës kremtojnë të dielën e 30 marsit festën e Fitër Bajramit.

Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pija prej lindjes e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam. /REL/

Myslimanet shqiptare para faljes së namazit të Fitër Bajramit, për të shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit, në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Shqipëri, 30 mars.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mban fjalim gjatë faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, më 30 mars 2025.

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, 30 mars.

Myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë të dielën e 30 marsit Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pamje nga droni e faljes së Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej në Tiranë, Shqipëri.

Besimtarët myslimanë e falin Fitër Bajramin në Xhaminë e Beut në Sarajevë, 30 mars.

Myslimanët palestinezë marrin pjesë në namazin e Fitër Bajramit në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, 30 mars.

Mmyslimanë suni falin Fitër Bajramit në një rrugë pasi agjencia Endowmenti Sunit ndaloi faljen e Bajramit në xhami, pavarësisht se shpalli vazhdimin e Ramazanit, në Bagdad, Irak, 30 mars.

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramit jashtë xhamisë në Moskë, Rusi, 30 mars.

Një burrë mban një fëmijë pasi kryen namazin e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit, në stadiumin e qytetit, në Al Rayyan, Katar, 30 mars.

Go to TOP