Tërmet i fuqishëm në Mianmar, lëkundjet ndihen edhe në Tajlandë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Mianmarin mëngjesin e sotëm.

Qindra njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok dolën me shpejtësi nga ndërtesat në panik, pasi ndjenë dridhjen e tokës, raporton Reuters.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Tajlandë, ndërsa shkaktuan panik te qytetarët të cilët kanë lënë menjëherë banesat e kanë dalë në rrugë.

Raportohet se tërmeti në Mianmar ndodhi në një thellësi fokale prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).

mediat e huaja raportojnë se tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje e fortë toke me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Fill pas këtyre goditjeve, kryeministri i Tajlandës thirri një mbledhje urgjente për të vlerësuar situatën. 

Deri në këto momente nuk dihet nëse ka pasoja në njerëz apo dëme të konsiderueshme në banesa.

Go to TOP