Nesër certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Nesër (e premte) në Kazermën “Skënderbeu“ në Ferizaj, do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP