Gashi kritikon Qeverinë Kurti: Bënë vetë ligjin, tani nuk duan ta zbatojnë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke e akuzuar se nuk pranon debat dhe as propozime nga opozita.

Gashi kujtoi se pushteti aktual e hartoi vetë Ligjin për Qeverinë duke refuzuar komentet dhe amendamentet e tjera, por tani nuk dëshiron ta zbatojë.

“Sipas mënyrës siç e kanë bërë atë ligj, më së paku është budallaki – nuk ka as logjikë kushtetuese, as institucionale që kryeministri e ministrat të japin dorëheqje,” deklaroi ai.

Kritikat e tij vijnë në mes të një debati të gjerë mbi funksionalizimin e këtij ligji dhe pasojat e tij në qeverisje. /Kosova.info/

Go to TOP