Bajrami sfidon Kurtin: Çka bëhet me Nenin 26 që kërkon dorëheqjen e ministrave të zgjedhur deputetë?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk ka nevojë për dorëheqje të ministrave që janë zgjedhur deputetë duke u thirrur në Nenin 29 të Ligjit për Qeverinë.

Bajrami e kundërshton këtë interpretim, duke cituar Nenin 26 të po të njëjtit ligj, i cili përcakton qartë se anëtarët e Qeverisë që zgjedhen deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Alo Albulenë! Çka bëhet me Nenin 26, paragrafin 1? Ligji e thotë qartë se ministrat që zgjidhen deputetë duhet të japin dorëheqje! Apo tash po e lexoni ligjin siç iu konvenon?”, ka shkruar Bajrami në një reagim publik.

Ky debat juridik ka hapur diskutime mbi interpretimin e ligjit dhe qëndrimin e Qeverisë Kurti në raport me zbatimin e tij, sidomos në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore. /Kosova.info/


Go to TOP