Hamza, Muhaxheri dhe Ahemti refuzojnë postin e deputetit, mbesin kryetarë
Tre kryetarët e komunave që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 qershorit, kanë refuzuar të marrin mandatin.
Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Pejës dhe Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, do të vazhdojnë të mbesin kryetarë, pasi kanë refuzuar të bëhen deputetë.
Ata do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj (PDK), Arben Gashi (LDK) dhe Paris Grui (LDK).
