Pse zoti Buxhovi ka të drejtë
Shkruan: Fadil KAJTAZI
Objektet që konsiderohen trashëgim e Kishës Ortodokse Serbe duhet të rrënohen për këto arsye:
1. Së pari, jo vetëm objektet kishtare serbe, por çdo objekt që manifeston, nxitë – kultivon urrejtje, ksenofobi, racizëm, pa marrë parasysh se çfarë është, kishë apo xhami, duhet të rrënohet;
2. Së dyti, karakteri doktrinar i asaj që quhet “Kishë Ortodokse Serbe”, është nazist; gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve me shqiptarët, përpos elitave intelektuale serbe, edhe kjo që quhet kish serbe, për shekuj ka kultivuar ideologjinë e gjenocidit kundër etnive tjera, në veçanti kundër gjermanëve, hungarezëve, kroatëve, maqedonasve dhe shqiptarëve. Gjatë luftërave ballkanike 1912-1913, kjo që quhet kishë serbe ka inspiruar gjenocidin dhe ka organizuar konvertimet e dhunshme të boshnjakëve, shqiptarëve dhe, edhe pse maqedonasit janë ortodoks, i ka detyruar dhunshëm të heqin dorë nga kisha e tyre.
3. Së treti, karakteri doktrinar nazist i kësaj kishe shpjegohet me faktin e të shpallurit të shenjët me 2003, të peshkopin Nikolaj Velimiroviq, i cili vitin 1935, e madhëronte Adolf Hitlerin duke e krahasuar me Shën Savën: “Megjithatë, Udhëheqësi i sotëm gjerman duhet respektuar, sepse, si një zejtar i thjeshtë dhe i dalë prej popullit, e pa se nacionalizmi pa besim është një anomali, një mekanizëm i ftohtë e i pasigurt. Dhe, ja, në shekullin XX, atij i erdhi në mendje ideja e Shën Savës”…
4. Së katërti, idetë e Velimiroviqit, pra, karakteri nazist i kësaj që quhet kishë serbe, u shpërfaqën gjatë konfliktit të shkatërrimit të Jugosllavisë 1989 -1999, ku kjo që quhet kishë kishte rol aktiv në mbështetjen e politikës gjenocidale serbe dhe në inspirimin e masave serbe për të kryer gjenocid mbi etnitë joserbë.
5. Së pesti, kjo konsiderohet kishw serbe, nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e fundit në Kosovë, vazhdon ta kultivoj ideologjinë e gjenocidit në sajtet e veta propagandistike, i heshtë varret masive të shqiptarëve në serbi dhe nuk kontribuon në politikën e pajtimit në mes të popujve. Kjo që quhet kishë serbe, në paraqitjet publike mbështetë politikat ekspansioniste serbe. Aktualisht në rrusullin tokësor, “Kisha Ortodokse Serbe” dhe ISIS, janë dy organizata fetare që më së paku kanë punë me Zotin.
Për më tepër shiko “Dosja: Ideologjia serbe e gjenocidit” Botimi i dytë, kapitulli “Kisha Ortodokse Serbe”, faqe 161-186.
