Vetëvendosje: Qeveria Kurti e para që përmbyll mandatin, Kosova më e fortë se kurrë

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është e para në historinë politike të Kosovës që përmbyll një mandat të plotë katërvjeçar. Sipas kësaj force politike, ky mandat është karakterizuar nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha, duke i dhënë shtetit një themel më të fuqishëm dhe qytetarëve më shumë dinjitet.

Në një deklaratë të publikuar nga Vetëvendosje, thuhet se Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rregull, ligj dhe shpresë të përhapur në çdo cep të vendit.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan se qytetarët vlerësuan punën tonë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm,” thuhet në deklaratë, duke u shprehur besimi për vazhdimin e qeverisjes.

Vetëvendosje thekson se, pavarësisht sfidave të vështira globale, një qeverisje e mirë është çelësi për të siguruar progresin dhe stabilitetin e vendit. /Kosova.info/


Go to TOP