Ushtria e Ukrainës thotë se ka rimarrë një fshat në rajonin e Luhanskut
Ushtria e Ukrainës ka thënë se trupat e saj kanë rimarrë një fshat të vogël të quajtur Nadia në rajonin lindor të Luhanskut, që konsiderohet një sukses i rrallë në fushën e betejës për forcat e Kievit në një zonë që Rusia e ka pushtuar pothuajse plotësisht që nga pushtimi më 2022.
Forcat tokësore të Ukrainës thanë se kishin “çliruar fshatin Nadia në rajonin e Lugansk” në një operacion 30-orësh, duke rimarrë tre kilometra katrorë territor, raporton The Guardian.
Fshati ndodhet rreth tre kilometra nga kufiri i rajonit të Kharkiv-it. U pushtua nga Rusia në mars 2022, një muaj pasi u nis, pushtimi në shkallë të plotë, më pas u rimor nga Ukraina në tetor 2022, përpara se të pushtohej për herë të dytë.
“Rimarrja e Nadias i kushtoi armikut dy muaj përpjekje dhe dy regjimente të mekanizuara- 752 dhe 254 e 20-të, të ushtrisë ruse,” tha të dielën Andriy Biletsky, komandanti i korpusit të tretë të ushtrisë ukrainase.
