Sorensen: Çështja e të zhdukurve mbetet prioritet në dialog

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka vënë në pah rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke nënvizuar se çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet në dialog.

“Familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë qartësi dhe drejtësi. Prandaj, çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet për mua në dialog”, ka shkruar Sorensen në “X” pas vizitës në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndryshe janë rreth 1.600 persona të pagjetur nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP