Mbahet panairi i librit të ri, të vjetër dhe të përdorur

Më 21 dhe 22 mars do të mbahet panairi i librit, ku do të jenë të disponueshme libra të rinj, të vjetër dhe të përdorur. Shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe” këtë vit sjell për lexuesit botime të rralla.

Do të jenë në dispozicion libra të përdorur në shqip dhe në gjuhë të tjera, ndërsa botimet e “Pika pa sipërfaqe” do të ofrohen me zbritje. Gjatë ditës së shtunë, do të ekspozohen gjithashtu 50 libra të rrallë (botime para vitit 1945) që trajtojnë historinë e Shqipërisë.

Panairi mbahet me 21 dhe 22 mars nga ora 10:00 deri në 20:00. /Kosova.info/


Go to TOP