Tepiq publikon foto: Policia serbe mban një top zanor në një xhip
Nënkryetarja e Partisë serbe për Liri dhe Drejtësi Marinika Tepiq ka publikuar një foto të datës 15 mars ku shihet një pajisje që duket si një top zanor LRAD 450XL e kompanisë “Genasys” në një xhip të Xhandarmërisë të vendosur pranë ndërtesës së parlamentit serb.
Fotoja e shpërndarë në rrjetin social X nga deputetja Marinika Tepiq është bërë nga një prej ndërtesave në rrugën e Vllajkoviqit në Beograd ku mund të shihen forcat policore të vendosura rreth ndërtesës së Kuvendit serb, ndërsa në sheshin Nikolla Pashiq është duke u zhvilluar një protestë e organizuar nga studentët.
“Djathtas – tubimi i studentëve dhe qytetarëve. Majtas – policia mban një top zanor në një xhip afër Kuvendit të Serbisë”, ka shkruar Tepiq. /Kosova.info/
Beograd, subota 15. mart 2025.
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) March 19, 2025
Desno – skup studenata i građana
Levo – POLICIJA DRŽI ZVUČNI TOP na džipu kod Narodne skupštine države Srbije❗️
Vlast je ugrozila živote ljudi.
Upotrebili su zvučne uređaje koje su rasporedili po gradu.
Skupštinu Srbije su zato ispraznili da bi… pic.twitter.com/KCtFvWpqea
