Promovimi i librit `Lirika të Thyera` i Murteza Osdautaj

Më 24 mars, në orën 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të mbahet promovimi i librit me poezi ‘Lirika të thyera’ nga autori Murteza Osdautaj. Ky botim është financuar nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës dhe është publikuar nga ShB ‘Faik Konica’.

Libri është redaktuar nga Prof. Nazmi Rrahmani dhe është recensuar nga Erenestina Halili – Gjergji dhe Albana Ndoja – Deda. Lekturën e ka bërë Merita Curri.

Ky promovim është një mundësi e mirë për adhuruesit e poezisë dhe të interesuarit për krijimtarinë letrare të autorit.


Go to TOP