`Uta në Sharr`, promovohet sot në Prishtinë
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot do të promovohet libri për fëmijë `Uta në Sharr` nga alpinistja Uta Ibrahimi, një rrëfim magjik që ndërthurr aventurën, natyrën dhe edukimin.
Ky libër është një thirrje për të njohur dhe mbrojtur natyrën, për të nxitur kureshtjen ndaj shkencave natyrore dhe për të zgjuar dashurinë për malet, kafshët, bimët dhe aventurat në ambiente të hapura.
Në këtë ngjarje e cila fillon nga ora 16:30 do të keni mundësinë ta bleni librin me çmim promocional me nënshkrim nga autorja dhe Ilustruesi.
Prev Post
Nesbitt, MVP i javës
