Sejdiu: Jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin dhe shumë prindër në Kosovë
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në mesazhin e tij, Sejdiu kujtoi bashkëpunimin me Thaçin gjatë shpalljes së pavarësisë, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj familjes.
“Sikur për shumë prindër shqiptarë në Kosovë, jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin. Shpresoj që i dashuri juaj të gjejë pushimin e merituar dhe që familja Thaçi të ketë forcën për ta tejkaluar këtë dhimbje,” shkroi Sejdiu. /Kosova.info/
