Gjendet i vdekur një person në vendin e punës

Një person është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në Prizren të premten.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi është dërguar për obduksion, e Policia po e heton si rast. 

“Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Kosova.info/


Go to TOP