I sekuestrohen dy armë zjarri, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Bastisja e një dite më parë nga hetuesit e Drejtorisë së Policisë në kryeqytet në një shtëpi në Prishtinë, ka rezultuar me gjetjen e dy armëve të zjarrit, të cilat janë sekuestruar.
I dyshuari, siç bëhet e ditur, është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa ndaj tij është hapur rast për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.
Hetuesit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ,ku kanë gjetur dhe sekuestruar, dy armë zjarri. Ndaj personit të dyshuar, B.S. mashkull, nga hetuesit policor janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe në stacionin Qendra, është hapur rast për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftimin policor. /Kosova.info/
