Zemaj: Vizita e NATO-s në vendin tonë më e rëndësishmja viteve të fundit

Ambasadori i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, tha se vizita e NATO-s në vendin tonë është ngjarje më e rëndësishme në vitet e fundit.

Në një postim në ‘Facebook’, ambasadori Zemaj ka bërë të ditur për vizitën e Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake në Kosovë.

“Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake. Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit”, ka shkruar Zemaj.

Tutje ai u shpreh se Kosova të gjithë ‘Aleatëve dhe Partnerëve’ u është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj, si dhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. /Kosova.info/


Go to TOP