Nikola Tunici, shqiptari që siguron vend në Parlamentin e Hamburgut
Nikola Tunici nga Partia Kristiandemokrate (CDU) ka arritur të sigurojë një vend në Parlamentin e Hamburgut, pas zgjedhjeve të mbajtura më 2 mars në Gjermani.
Në këto zgjedhje konkurruan pesë kandidatë me origjinë shqiptare: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP).
Megjithatë, vetëm Tunici arriti të mbledhë votat e mjaftueshme për të fituar mandatin, ndërsa kandidati aktual, Sami Musa, nuk mundi të sigurojë një tjetër mandat, pasi partia e tij FDP nuk kaloi pragun prej 5%.
Pritet që Nikola Tunici të përfaqësojë interesat e komunitetit shqiptar në këtë institucion të rëndësishëm gjerman. /Kosova.info/
