Skënderaj pret turneun tradicional të pingpongut “Adem Jashari”

Të shtunën, më 8 mars, në Palestrën e Shkollës Profesionale “Anton Çeta” në Skënderaj, do të mbahet turneu tradicional i pingpongut për seniorë “Adem Jashari”, në nderim të Epopesë së UÇK-së.

Turneu nis nga ora 10:00, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë lojtarët e regjistruar në Federatën e Pingpongut të Kosovës (FPPK), nga mosha 16 vjeç e lart, si dhe katër lojtarët më të mirë nga Rangalista U15.

Hedhja e shortit do të bëhet online të enjten, më 7 mars, në ora 20:00.

Ky turne tashmë është bërë tradicional, duke shërbyer si homazh për sakrificën e familjes Jashari dhe kontributin e saj për lirinë e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP