Rama: Kujtesa për të kaluarën është përgjegjësi për të ardhmen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar sot Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke theksuar se kujtimi i sakrificës së familjes Jashari është përgjegjësi për brezat e ardhshëm.

Rama, së bashku me Sylë Vitinë, udhëheqësin e sektorit për kategoritë e dala nga lufta, vizituan shkollën fillore “Shkëndija” në Prishtinë, ku ora e parë mësimore iu kushtua ngjarjeve të 5, 6 dhe 7 marsit 1998.

“Kujtesa për të kaluarën është përgjegjësi për të ardhmen. Brezat po rriten me frymën e krenarisë dhe mirënjohjes për ata që nuk kursyen asgjë për këtë tokë. Ishte frymëzuese të shihnim nxënësit duke diskutuar për sakrificën sublime të familjes Jashari dhe luftëtarëve të UÇK-së,” tha Rama.

Ai theksoi se përkujtimi i këtyre ngjarjeve është jetik për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare.

“Lavdi dëshmorëve të kombit!” përfundoi Rama.

Aktivitetet përkujtimore në Prishtinë po zhvillohen gjatë gjithë ditës, në nderim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. /Kosova.info/


Go to TOP