Promovohet libri `Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese`
Në kuadër të aktiviteteve të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, gjatë fundjavës, në Wintertur të Zvicrës, organizuar nga studio artistike Fenix dhe në Shtuttgart të Gjermanisë, organizuar nga komuniteti shqiptarë, u promovua libri i publicistit dhe diplomatit të mirënjohur, Imer Lladrovci, “Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese”.
Për librin e Lladrovcit kanë folur: profesori universitar dhe opinionisti i mirënjohur, Arben Fetoshi, si dhe shkrimtari e publicisti, Arben Veselaj. Ata e kanë vlerësuar librin “Linja politike, diplomatike dhe shtetformuese”, sidomos për problemet që shtron, pastaj edhe për idetë që shfaq dhe për mesazhet që transmeton. Po ashtu, në kuadër të këtij aktiviteti është shfaqur edhe filmi dokumentar “Shtegtari sypatrembur i shtigjeve të lirisë”, kushtuar veprimtarit dhe luftëtarit të çështjes shqiptare, Hysen Gega, si është dhënë edhe një program artistik me artistë të rinj e virtuozë nga diaspora, si Flutura Bytyqi, Naser Vrella e në moderim të mbesës se atdhetarit Rilinda Gega.



