Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën Deadline më 20 mars

Më 20 mars, Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaq premierën e radhës, shfaqjen e titulluar Deadline.

Kjo shfaqje, e konceptuar nga Sead Vuniqi, është premiera e dytë e BKK-së për vitin 2025 dhe do të prezantohet para publikut në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Balerinët e BKK-së janë në fazën intensive të provave, ku së bashku me koreografin Vuniqi dhe asistenten Diletta Antolini, po përgatisin çdo detaj të këtij projekti. Më 21 dhe 22 mars do të jepen reprizat e para pas premierës. /Kosova.info/


Go to TOP