Hapësirë e re për kulturën dhe dijen në Kodrën e Trimave – nis ndërtimi i Qendrës Kulturore dhe Bibliotekës

Në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë po krijohet një hapësirë e re dedikuar kulturës dhe dijes.

Qendra Kulturore dhe Biblioteka, e cila po ndërtohet nga Komuna e Prishtinës, do të jetë një vend ideal për lexim, art dhe aktivitete kreative për komunitetin.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kjo qendër synon të mbështesë lexuesit, krijuesit dhe të rinjtë e lagjes, duke ofruar një mjedis inspirues për zhvillimin e dijes dhe kulturës.

Investimi në kulturë dhe dije është investim në të ardhmen tonë të përbashkët,” ka deklaruar Rama.

Ndërtimi i kësaj qendre vjen si pjesë e projekteve për fuqizimin e infrastrukturës komunitare në kryeqytet. /Kosova.info/

Go to TOP