Osmani takon OJQ-të për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, takim në të cilin ata kanë diskutuar rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Themelimi i këtij Komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. /Kosova.info/


Go to TOP