Vdes e moshuara në Podujevë nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë
Një grua ka vdekur pas pësimit të sulmit në zemër, pas ndjekjes së saj nga qentë endacak në Podujevë.
Shefi i Urgjencës në këtë qytet, Arben Beqiri, ka konfirmuar për RTKlive se viktima ishte ndjekur nga qentë.
“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë, por këtë e përcakton autopsia. Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ne e kemi rianimuar, e kemi kthyer prapë në jetë, por pas gjysmë ore ka vdekur”, ka thënë ai.
