Studentët e Fakultetit të Arteve hapin ekspozitë në Mitrovicën e Veriut

Ekspozita e artit “Shkëmbim i perspektivave” mbahet sonte në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut, duke filluar nga ora 17:00.

Në këtë ekspozitë prezantohen punimet e studentëve nga Fakulteti i Arteve në Prishtinë. Kjo ngjarje thekson perspektivat e artistëve të rinj, duke frymëzuar dialogun artistik dhe shkëmbimin kulturor mes komuniteteve.

Artistët pjesëmarrës:Yll Xhaferi, Rinor Dauti, Rinea Mustafa, Diellza Hyseni, Jeta Neziri, Diona Ramadani, Elienta Culaj.


Go to TOP