Sallahu: Nisma ka respektuar marrëveshjen me AAK-në, koalicionet paszgjedhore janë të drejta demokratike
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj kritikave dhe akuzave të drejtuara ndaj Nismës dhe liderit të saj, Fatmir Limaj, lidhur me marrëdhëniet politike me AAK-në.
Sallahu theksoi se, përtej insinuatave dhe kritikave të pabaza nga aktorë politikë dhe parpolitikë, Nisma ka respektuar plotësisht marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me AAK-në, duke e cilësuar këtë parti si një subjekt në shuarje.
“Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike,” deklaroi ai.
Sipas Sallahut, marrëveshja parazgjedhore e Nismës me AAK-në është realizuar, dhe çdo vendim i ardhshëm politik është pjesë e rregullave demokratike. /Kosova.info/
