Fadil Hadergjonaj Bjeshka: Nga gjeneral i Koshares në deputet

Fadil Hadergjonaj Bjeshka, një nga gjeneralët e njohur të Betejës së Koshares, ka vendosur ta vazhdojë kontributin e tij për Kosovën përmes politikës.

Pas luftës, ai luajti një rol kyç në transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), pastaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe në ndërtimin e një ushtrie të njohur ndërkombëtarisht.

Pas një karriere të gjatë ushtarake, Bjeshka është pensionuar si ushtarak, por angazhimi i tij për vendin nuk ka ndalur.

Ai tani është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke fituar besimin e 14169 qytetarëve (pa diasporë) që e vlerësojnë përkushtimin e tij ndaj shtetit dhe sigurisë.

Me përvojën e tij të gjatë në mbrojtje dhe ndërtimin e institucioneve të sigurisë, ai synon të sjellë kontributin e tij edhe në zhvillimin politik të vendit. /Kosova.info/


Go to TOP