Plagët e shpirtit
Shkruan: Besim XANI
Kohët e fundit është bërë modë që për eliminimin e depresionit të rekomandohen joga, mendimi pozitiv, ecja ose aktiviteti fizik, por për mua këto nuk qëndrojnë aspak. Me këto mund ta eliminosh stresin dhe monotoninë, por assesi depresionin. Njerëzit e fshehin deprimimin në vend që ta kurojnë atë ashtu siç kurojnë zemrën te kardiologu pa asnjë turp sepse mendja për momentin nuk gjen zgjidhje. Këtu na vjen në ndihmë vetëm profesionisti i shëndetit mendor, psikiatri, me terapi medikamentoze. Ndjenja e fajit dhe humbja e shpresës janë dy faktorët që më së shumti e deprimojnë njeriun dhe nuk ka logjikë që këto të shërohen me ecje, me jogë apo me meditim pozitiv. Frojdi i madh thotë: “Asgjë s’duhet fshehur, ngase e vërteta të bën të lirë.” Qysh nga antika, njeriu i është frikësuar të vërtetës, ashtu si Edipi i Sofokliut, të cilin e verboi e vërteta. Kjo e bën problematik shërimin, sepse ne jemi qenie njerëzore që sipas Frojdit, “Nuk jemi gjithmonë zot shtëpie në shtëpinë tonë” dhe po ashtu, sipas Ismail Kadaresë, “Çdo gabim njerëzor duhet mirëkuptuar dhe falur.” Prandaj, si masë parandaluese, është mirë që njerëzit të mësohen të jenë gjithmonë identikë me vetëvetën, të vërtetë dhe vazhdimisht në kontroll të arsyes, sipas grekëve antikë jashtë arsyes njerëzore, njeriu është i çoroditur dhe nuk është qytetar i mirë për shoqërinë, siç thotë Platoni “Të dalësh në thelbin e problemit është sfiduese për profesionistin e shëndetit mendor, i cili duhet t’ia ndalë britmat zemrës, ngase ajo kurrë nuk gabon.” Albert Kamy, me pesimizmin e tij, thotë: “Janë të kota përpjekjet e arsyes për t’ia ndalur britmat zemrës.” Por, falë profesionistëve të shëndetit mendor dhe terapisë medikamentoze, pacienti i depresionuar, nëse nuk e neglizhon depresionin simptomatika e parë e të cilit është pagjumësia duhet të trokasë sa më shpejt te profesionisti i shëndetit mendor, psikiatri sepse ai është shpëtimi i tij, kalojnë kohë dhe procese të vështira, por njeriu i depresionuar, falë profesionistit të shëndetit mendor fillon ta kuptojë se është i pafuqishëm ta ndryshojë jetën, botën dhe shpeshherë edhe pritshmëritë e tij të mëdha në jetë. Vështirë është të shërohen tërësisht plagët, por në fund, ai do të kalitet dhe do t’i thotë jetës “Po!” depresioni nuk duhet neglizhuar në asnjë mënyrë sa më shpejtë ta vizitojmë psikiatrin.
