Ultimatum për Qeverinë e Kosovës? Pretendime për presion amerikan mbi Soros
Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se Qeveria e Kosovës ka një afat prej 10 ditësh për të shpallur “non grata” Alex Soros dhe George Soros.
Sipas tij, nëse ky vendim nuk merret, trupat amerikane do të tërhiqen nga Kampi Bondsteel, Ambasada Amerikane do të largohet nga Kosova dhe të gjitha fondet amerikane do të bllokohen.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës apo nga Ambasada Amerikane. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së kanë qenë historikisht të forta, dhe një veprim i tillë do të kishte pasoja të mëdha gjeopolitike.
Ky lajm bazohet në pretendimet publike të gazetarit Fitim Çeku dhe Kosova.info, përkundër insistimit nuk ka arritur ta konfirmoj nga burime zyrtare. /Kosova.info/
