Dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë

Trupi Gjykues II dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake refuzuan kërkesën e Hashim Thaҫit për lirimin e përkohshëm për arsye humanitare. Vendimet janë bazuar në rrethanat e babait të Thaçit në kohën kur është bërë kërkesa, dy javë më parë.

Versionet e redaktuara publike të këtyre vendimeve janë dorëzuar më 11 dhe 12 shkurt dhe janë të disponueshme këtu dhe këtu.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa”, njofton Specialja. /Kosova.info/


Go to TOP