Kastrati: LDK me reformim solid, por duhet të distancohet nga disa media dhe të mbetet opozitë e qartë

Analisti Visar Kastrati ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kaluar një reformim solid nën udhëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, por sipas tij, rezultati zgjedhor është ndikuar nga qasja e disa mediave dhe mungesa e transparencës në shpenzimet e fushatës.

Kastrati ka bërë thirrje që Abdixhiku të mos hyjë në koalicione, por të ruajë “frymën dardane dhe rugoviane” të partisë.

Ai, në një prononcim për Kosova.info, ka theksuar se LDK duhet të distancohet nga disa media, të cilat, sipas tij, po e përdorin për përfitime të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“LDK duhet të kërkojë llogari nga kryesia dhe degët për këtë rezultat. Partia ka shënuar një rritje të vogël në krahasim me pritshmëritë, prandaj reforma duhet të thellohet dhe pozicionimi si opozitë e fortë është i domosdoshëm,” ka deklaruar Kastrati.


Go to TOP