Doarsa Kica-Xhelili: Lideri ynë që riktheu besimin dhe dyfishoi partinë

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka shprehur mbështetje të fuqishme për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të fundit. Përmes një mesazhi publik, ajo e ka cilësuar Abdixhikun si liderin që dyfishoi partinë, riktheu besimin dhe përfaqësoi pragmatizmin politik.

Kica-Xhelili vlerësoi qasjen e Abdixhikut gjatë gjithë fushatës, duke theksuar se ai nuk ra pre e provokimeve dhe diskursit përçarës. “Për asnjë moment, asnjë, nuk ra pre e provokimeve, diskursit përçarës e vnerit politik,” theksoi ajo.

Ajo gjithashtu dha mesazhin se mbështetësit e LDK-së janë të rreshtuar pas Abdixhikut, ashtu si në ditën e parë të udhëheqjes së tij. Kjo deklaratë vjen në një moment reflektimi për LDK-në, duke sinjalizuar unitet dhe vendosmëri për të vijuar përpara me reformat dhe angazhimin politik. /Kosova.info/

Go to TOP