Vendvotimet duke u mbyllur
Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën nisi mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë në konferencë për media në 19:30 me informacione rreth pjesëmarrjes në zgjedhje dhe të tjera.
Fotografia më poshtë është e një qendre votimi në Mitrovicë të Veriut, e cila është mbyllur në orën 19:00.
