Dita e zgjedhjeve nëpër fotografi

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot u janë drejtuar kutive të votimit që nga mëngjesi kur në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës. Ne kemi përzgjedhur disa fotografi nga orët e para të këtij procesi, të cilat mund t’i shikoni në këtë fotogaleri. /REL/


Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgatit një qendër votimi për zgjedhjet parlamentare në Prishtinë, Kosovë, të dielën, 9 shkurt 2025.
1Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgatit një qendër votimi për zgjedhjet parlamentare në Prishtinë, Kosovë, të dielën, 9 shkurt 2025.
Procesi i votimit në një qendër votimi në veri të Mitrovicës.
2Procesi i votimit në një qendër votimi në veri të Mitrovicës.
Një qytetar duke votuar në Prishtinë gjatë zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.
3Një qytetar duke votuar në Prishtinë gjatë zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.
Qytetarët serbë u mblodhën në veri në mënyrë të organizuar dhe më pas u nisën drejt qendrave të votimit. 
4Qytetarët serbë u mblodhën në veri në mënyrë të organizuar dhe më pas u nisën drejt qendrave të votimit. 
Një grua duke votuar në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, 9 shkurt 2025.
5Një grua duke votuar në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, 9 shkurt 2025.
Grumbullit të qytetarëve në veri iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, që u printe drejt qendrës së votimit në shkollën "Sveti Sava".
6Grumbullit të qytetarëve në veri iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, që u printe drejt qendrës së votimit në shkollën “Sveti Sava”.
Qytetarët duke pritur për të votuar në një qendër votimi n Mitrovicën e Veriut.
7Qytetarët duke pritur për të votuar në një qendër votimi n Mitrovicën e Veriut.
Një person gjatë procesit të votimit në një qendër votimi në Graçanicë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. 
8Një person gjatë procesit të votimit në një qendër votimi në Graçanicë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. 
Një burrë duke votuar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, Prishtinë 9 shkurt 2025.
9Një burrë duke votuar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, Prishtinë 9 shkurt 2025.
 Një qendër votimi në Prishtinë.  
10Një qendër votimi në Prishtinë.
Një qendër votimi në Graçanicë.
11Një qendër votimi në Graçanicë.
Vëzhguesit e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian shikojnë procesin në një qendër votimi në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Kosovë.
12Vëzhguesit e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian shikojnë procesin në një qendër votimi në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke votuar gjatë zgjedhjeve parlamentare, në Prishtinë, Kosovë, 9 shkurt 2025.
13Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke votuar gjatë zgjedhjeve parlamentare, në Prishtinë, Kosovë, 9 shkurt 2025.
Kryeministri aktual, Albin Kurti, që sërish është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
14Kryeministri aktual, Albin Kurti, që sërish është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë.
15Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar të dielën në Mitrovicë, në qytetin prej nga është.
16Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar të dielën në Mitrovicë, në qytetin prej nga është.
 Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, duke votuar në qendrën e votimit në Shkollën e Mesme "Ali Sokoli" në Prishtinë.
17
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, duke votuar në qendrën e votimit në Shkollën e Mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës në një qendër votimi në veri të Mitrovicës. Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: LiNjsta Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.
18Lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës në një qendër votimi në veri të Mitrovicës. Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: LiNjsta Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Go to TOP