Ukaj: Shtëpia e Bardhë ka qenë dhe mbetet mbrojtëse e Kosovës

Publicisti Ndue Ukaj ka reaguar ashpër ndaj kritikave ndaj Shtëpisë së Bardhë duke theksuar se SHBA ka qenë mbështetësi më i madh i Kosovës dhe i kombit shqiptar në tri dekadat e fundit.

Në një shkrim publik, Ukaj u shpreh se kushdo që sulmon Shtëpinë e Bardhë në emër të mbrojtjes së Kosovës është duke mashtruar opinionin publik dhe duke ndjekur interesa ideologjike të rrezikshme.

“Shtëpia e Bardhë është kujdesur për ne më shumë se sa ne për veten tonë. Çdo herë që shqiptarët janë ndarë nga Perëndimi, kanë përfunduar në tragjedi,” shkroi Ukaj duke theksuar se përçmimi ndaj vlerave amerikane rrezikon lirinë, demokracinë dhe sigurinë e vendit.

Ai përmendi edhe deklaratat e fundit të Emisarit Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, duke theksuar se Kosova po paguan çmimin e gabimeve politike dhe ideologjike të disa liderëve të saj.

Në përfundim, Ukaj theksoi se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së dhe të mos bien pre e narrativave që dëmtojnë raportet me aleatin historik të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP