Abdixhiku në Ferizaj premton centralin e ri me gaz dhe lidhjen me gazin amerikan
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim zgjedhor në Komogllavë të Ferizajit, ku u prit me entuziazëm nga mbështetësit e partisë.
Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi angazhimin e LDK-së për realizimin e projekteve të rëndësishme energjetike, duke përfshirë ndërtimin e një centrali të ri me gaz në Ferizaj dhe krijimin e një linje të re të furnizimit me gaz amerikan në këtë zonë.
“Ky projekt do të sjellë më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim për qytetarët,” deklaroi ai.
Ai falënderoi organizatorin e tubimit, Visar Azemin, dhe shprehu mbështetje për kandidatët e LDK-së në këtë rajon: Visar Azemi, Bahrije Hyseni, Ibadete Mehmeti dhe Paris Guri.
Duke përmbyllur fjalimin, Abdixhiku u shpreh optimist për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe premtoi një “festë të madhe” pas kësaj date. /Kosova.info/
