Përurimi i çerdhes, rritet kapaciteti për edukim dhe kujdesin e fëmijëve

Komuna e Suharekë ka bërë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e arsimit parashkollor, duke inauguruar çerdhen e tretë publike. Ky investim synon të krijojë kushte më të mira për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore.

Është bërë inaugurimi i çerdhes së tretë publikë në komunën e Suharekës, përkatësisht në fshatin Bukosh. Ky investim synon të rrisë cilësinë e edukimit të hershëm.

“Edhe çerdhja këtu në fshatin Bukosh është i mirëseardhur për prindërit edhe besojë që ka kapacitet për regjistrimin e  fëmijëve që janë na pritje”, tha Arlinda Bajraktari, drejtoresh e çerdhes “ Fluturat”.

E drejtor i Arsimi në Suharekë, Remzi Bajselami, ka thënë se  çerdhja i ndihmon shumë komunitetit.

Shuma e investimit nga komuna e Suharekës për këtë çerdhe është rreth 50 mijë euro.


Go to TOP