Abdixhiku në tubimin e pestë: LDK është e ardhmja, 124 është numri ynë

Në një atmosferë plot entuziazëm dhe energji pozitive, Lumir Abdixhiku mbajti një fjalim frymëzues në tubimin e pestë në Greme, Ferizaj.

Ai theksoi vizionin dhe ekipin e tij të ëndrrave, duke prezantuar programin “Rruga e Re”, i cili synon të sjellë ndryshimin e madh në Kosovë përmes projekteve konkrete dhe ambicioze që e veçojnë LDK-në në këto zgjedhje.

Abdixhiku theksoi se Lidhja Demokratike ka rilindur si forca kryesore e vendit dhe është e gatshme të sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje për organizimin e Visar Azemit dhe uroi suksese kandidatëve të LDK-së, Bahrije Hyseni, Ibadete Mehmeti, Paris Guri dhe Visar Azemi.

Përfundimi i fjalimit ishte mesazhi se LDK është e ardhmja e Kosovës dhe numri 124 është simboli i ndryshimit të thellë që po vjen. /Kosova.info/


Go to TOP