Njoftim nga KRU Prishtina: Mungesë uji në disa zona më 25 janar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ka njoftuar se nesër, më 25 janar 2025, do të ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të kryeqytetit për shkak të punimeve në stacionin e pompimit në Park.
Ndërprerja është planifikuar të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 16:00, gjatë së cilës do të kryhen punime për rritjen e kapaciteteve të stacionit të pompimit.
Zonat që do të preken nga mungesa e ujit janë: rruga “Ndue Përlleshi”; rruga “Qëndresa”; lagjja e “Muhaxhirëve” dhe lagjja “Ulpiana”.
KRU “Prishtina” u kërkon qytetarëve mirëkuptim për këtë situatë dhe këshillon që të bëjnë paraprakisht rezervime të nevojshme të ujit për të mbuluar nevojat e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes.
Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të kontaktojnë shërbimin për klientë të KRU “Prishtina”. /Kosova.info/
