Therje me thikë në Skënderaj pas përleshjes mes të miturve

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa të mitur janë përleshur ditën e enjte në Skënderaj.

Sipas policisë gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta-thikë, ku lëndime kanë marrë tre persona.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/


Go to TOP