Trump përsërit që vendet e NATO-s të shpenzojnë 5% për buxhetin e mbrojtjes
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti të enjten dëshirën e tij që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për buxhetet e tyre të mbrojtjes, ndërsa foli virtualisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
“Ndërsa rivendosim sensin e përbashkët në Amerikë, ne po lëvizim shpejt për të rikthyer forcën, paqen dhe stabilitetin jashtë vendit”, tha Trump duke folur nga Shtëpia e Bardhë të enjten.
“Unë do t’u kërkoj gjithashtu të gjitha vendeve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, që është ajo që duhet të ishte vite më parë,” tha ai, raporton CNN.
“Ishte vetëm në 2% dhe shumica e kombeve nuk paguanin derisa erdha unë,” shtoi presidenti. “Kam insistuar që ata të paguajnë, dhe ata e bënë, sepse Shtetet e Bashkuara po paguanin vërtet diferencën në atë kohë.”
Trump: SHBA garanton furnizimin me gaz në Evropë
I pyetur nëse nën udhëheqjen e tij SHBA do të garantonte furnizimin me gaz në Evropë, Trump përgjigjet “po”. “Ne do të bënim absolutisht një marrëveshje energjetike me Evropën dhe do ta kalonim atë.”
Ai thekson rëndësinë e dërgesave të LNG (gazit natyror të lëngshëm) të Amerikës në BE.
Amerika është tashmë një furnizues kryesor i LNG-së për BE-në 27-anëtare dhe roli i saj pritet të rritet edhe më tej.
