Entuziazmi për Ndryshimin: Bashkohuni me kandidatin për deputet Kastriot Shabani – Nr. 59 nga LDK
Të shtunën, më 25 janar, në palestrën e sporteve në Shtime, nga ora 19:00, do të zhvillohet një mbrëmje e mbushur me entuziazëm, këngë dhe valle, ku përkushtimi për ndryshim do të marrë formë festive. Në këtë takim do të prezantohet vizioni i Kastriot Shabanit, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 59.
Besimi maksimal dhe fryma e fitoreve të paevitueshme na bashkon më 9 shkurt për ndryshimin që po vjen. Ftojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj atmosfere shprese dhe përkushtimi për një të ardhme më të mirë.
Ju mirëpresim në këtë mbrëmje speciale!

