Baraliu: Jam i brengosur për shëndetin mendor të Albin Kurtit
Opinionisti Bleron Baraliu ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me gjendjen mendore të kryeministrit Albin Kurti, duke e konsideruar sjelljen dhe reagimet e fundit si jo normale.
“Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit – dhe konsekuencat për gjithë ne. Shiheni grushtin në fund. Ndoshta unë po ‘mbishikoj’ çka nuk vërehet, por këto sjellje e bërtima nuk më duken normale,” shkroi Baraliu në një postim publik.
Ai gjithashtu ftoi psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor që të analizojnë situatën dhe të kundërshtojnë ose të konfirmojnë shqetësimet e tij. /Kosova.info/
